Katekumenë

Çfarë duhet të bëjë një njeri i rritur që dëshiron të pagëzohet?

Në fillim, në mënyrë diskrete, personi që dëshiron të bëhet het i krishterë duhet ta shprehë dëshirën e tij personale për t’u bërë i krishterë duke iu afruar një famullie për të kërkuar pagezimin.

Po qe se është mundur te një famulli afër shtëpisë së vet, përkundrazi drejtpërdrejt në shërbimin për Katekumenatin te Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës (bulevardi Zhan d’Ark, Tiranë) ose te sekretaria e Katedrales “Shën Pali” në Tiranë.

Çfarë është Katekumenati?

Katekumenati është një ecje, një kohë përgatitje, një itinerar katekistik për të rriturit që dëshirojnë të bëhen të krishterë, ku përgatiten për t’i marrë tre sakramentet e hyrjes në jetën e krishterë: pagëzimi – krezmimi – kungimi.

Ti nuk lind i krishterë, por bëhesh i krishterë

Sa kohë zgjatet katekumenati?

Katekumenati zgjat afërsisht dy vjet ose dy periudhë Pashkësh (përveç rasteve të veçanta) dhe parashikon një itinerar të personalizuar me takime të rregullta në famulli dhe takime në momente të ndryshme së bashku me katekumenët e tjerë të Dioqezës.

Cilat janë fazat e katekumenatit?

Nga kërkesa e parë për pagëzim deri në ritin e pranimit

Nga riti i pranimit deri në ritin e zgjedhjes

Nga Zgjedhja deri në Pagëzim

Pas Pagëzimit, nga Vigjilja e Pashkëve deri në Rrëshajët

Pse katekumenati zgjatet dy vjet ose dy periudhë Pashkësh?

Katekumeni është porsi një periudhë shtatzanie, në përngjasimin e së Lumës Virgjërës Mari, në të cilën katekumeni, duke pranuar fjalën e Hyjit (shpalljen e lajmit të mirë), fekondohet nga Shpirti Shenjtë, i cili fillon të ngjizë në të besimin në Jezu Krishtin, i cili duhet të formohet dhe të ushqehet nëpërmjet mësimeve të Kishës dhe të kujdeset nëpërmjet katekistëve.

Me qëllim që katekumeni, duke shfaqur shenjat e besimit, të përshtatet me misterin e Pashkëve të Krishtit, kështu të rilindë nga uji dhe nga Shpirti nëpërmjet pagëzimit, për të filluar – pas një kohe shoqërimi baritor – jetën e tij të re të krishterë si bir i Hyjit në bashkësinë e Kishës, dhe i ndihmuar nga hiri i Krishtit nëpërmjet Shpirtit Shenjtë, të jetojë në shenjtëri, dhe të trashëgojë në botën e ardhshme, jetën e amshuar.