Fasada

Fasada e jashtme e Katedrales shfaq një thjeshtësi fisnike, me një ndarje treshe. Në qendër dallohet vitrazhi që ilustron rrëfimin e jetës, konvertimit dhe martirizimit të Shën Palit. Forma e vitrazhit tregon si një shigjetë shtatoren e Apostullit vendosur mbi fronton, paraqitur në petkat e predikuesit të Ungjillit “nga Jerusalemi e deri në Iliri” (Rm. XV:19).