Mbrojtja e fëmijëve dhe personave vulnerabil

Kisha Katolike në Arqidioqezën Tiranë-Durrës është plotësisht e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj mbrojtëse. Ky angazhim është i rrënjosur në drejtësinë natyrore dhe në jetën e Krishtit, qëndrimi dhe qasja e të cilit ndaj fëmijëve dhe më të vulnerabël demonstrohet qartë në Ungjij. “Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos i pengoni, se mbretëria e Hyjit u përket atyre që janë si ata” (Mk 10,14-15).

Prandaj, çdo keqtrajtim, abuzim ose shfrytëzim i të miturve dhe të rriturve vulnerabël është në thelb në kundërshtim me dinjitetin e personit njerëzor dhe misionin, mësimet dhe ligjet e Kishës.

Telefoni: +355 67 612 3014
E-maili: [email protected]

Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës angazhohet të krijojë dhe të ruajë një mjedis të sigurt, dinjitoz dhe mbrojtës për çdo person, veçanërisht për të miturit dhe personat vulnerabël. Çdo veprim dhe vendim në kuadër të kësaj politike udhëhiqet nga vlerat themelore të përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës dhe integritetit.