Katekumenë

Çfarë duhet të bëjë një njeri i rritur që dëshiron të pagëzohet?

Në fillim, personi që dëshiron të bëhet i krishterë duhet ta shprehë dëshirën e tij personale për t’u bërë i krishterë, duke iu drejtuar një Kishe famullitare për të kërkuar pagëzimin, ose te Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës (bulevardi Zhan d’Ark, Tiranë) ose te sekretaria e Katedrales “Shën Pali” në Tiranë.

Çfarë është Katekumenati?

Katekumenati është një ecje, një kohë përgatitjeje, një itinerar katekistik për të rriturit që dëshirojnë të bëhen të krishterë, gjatë të cilit përgatiten për të marrë tre sakramentet e hyrjes në jetën e krishterë:
pagëzimin,
krezmimin,
kungimin.

Ti nuk lind i krishterë, por bëhesh i krishterë

Sa kohë zgjatet katekumenati?

Katekumenati zgjat dy periudha Pashkësh (pra pak a shumë një vit) dhe parashikon një itinerar të personalizuar me takime të rregullta në famulli dhe takime në momente të ndryshme së bashku me katekumenët e tjerë të Dioqezës.

Cilat janë fazat e katekumenatit?

Nga kërkesa e parë për pagëzim deri në ritin e pranimit

Nga riti i pranimit deri në ritin e zgjedhjes

Nga Zgjedhja deri në Pagëzim

Pas Pagëzimit, nga Vigjilja e Pashkëve deri në Rrëshajët

Pse katekumenati zgjatet dy vjet ose dy periudhë Pashkësh?

Katekumenati është në ecje formuese për të jetuar sa më thellë lindjen në jetën e krishterë duke u pagëzuar, është porsi një periudhë shtatzënie, në përngjasim të së Lumës Virgjërës Mari, në të cilën katekumeni, duke pranuar fjalën e Hyjit, i prekur nga Shpirti Shenjt, i cili fillon të ngjizë në të besimin në Jezu Krishtin.

Ky besim duhet të formohet dhe të ushqehet nëpërmjet mësimeve të Kishës dhe të mbështetet nëpërmjet katekistëve.

Me qëllim që katekumeni, duke shfaqur shenjat e besimit, të përshtatet me misterin e Pashkës së Krishtit, kështu të rilindë nga uji dhe nga Shpirti nëpërmjet pagëzimit, për të filluar – pas një kohe shoqërimi baritor – jetën e tij të re të krishterë si bir i Hyjit

në bashkësinë e Kishës dhe, i ndihmuar nga hiri i Krishtit nëpërmjet Shpirtit Shenjt, të jetojë në shenjtëri dhe të trashëgojë në botën e ardhshme jetën e amshuar.

Për më shumë informacione: [email protected]