Një mozaik i fesë së gjallë për Katedralen Katolike

Në çdo gur mozaik është dora jote

Katedralja është shtëpia e të gjithëve. Mozaiku i ri i absidës nuk është vetëm gurë dhe ngjyra: është besimi i gjallë i secilit prej nesh. Me ofertën tënde bëhesh pjesë e këtij projekti që do të jetë lutje dhe takim i bukurisë për besimtarin, për turistin dhe për atë që kërkon në zemrën e tij Zotin.

IN EVERY TILE IS YOUR HAND
A mosaic of living faith for the Cathedral

The Cathedral is the home of all. The new apse mosaic is not merely stones and colors: it is the living faith of each one of us. With your offering, you become part of this project, which will be prayer and an encounter with beauty—for the believer, for the passerby, for the tourist, and for anyone who seeks God within their heart.

IN OGNI TASSELLO C’È LA TUA MANO
Un mosaico di fede viva per la Cattedrale


La Cattedrale è la casa di tutti. Il nuovo mosaico dell’abside non è solo pietre e colori: è la fede viva di ciascuno di noi. Con la tua offerta diventi parte di questo progetto che sarà preghiera e incontro di bellezza per il credente, per il passante, per il turista e per chi cerca nel suo cuore Dio.

A. PJESA E SIPËRME | SEKSIONI I LAVDISË
1. Seksioni i parë: TRINIA E SHENJTË DHE ENGJËJT

Hapësira absidale mbi kryq dhe që ngrihet në kupolë bëhet një hapje mbi lavdinë e Parajsës, ku engjëjt lëvizin si në një vallëzim rreth Atit, figura më e lartë e Trinisë. Midis engjëjve gjenden figurat e katër ungjilltarëve në tetramorfin tradicional (Luani – Sh. Marku; Engjëlli – Sh. Mateu; Demi – Sh. Luka; Shqiponja – Sh. Gjoni).

E gjithë pjesa e sipërme e mozaikut fut besimtarin në soditjen e Lavdisë, duke e përfshirë në lëvizjen zbritëse që tregon dërgimin e Shpirtit Shenjt (pëllumbi) dhe ofertën e Birit në Kryq (i Kryqëzuari, i vetmi element monokromatik dhe tridimensional).

2. Seksioni i dytë: Aleanca e Vjetër dhe Kisha e Shenjtë

Aleanca e Vjetër (majtas):
Abrahami: Ati i fesë, simboli i sakrifisë së Krishtit.
Melkisedeku: Priftëria universale, pararendës i Priftërisë së Krishtit.
Mbretëresha Ester: gruaja që si Krishti ndërmjetëson për popullin.
Moisiu: bartësi i Ligjit të Zotit dhe Udhëheqës i Popullit.

Kisha e Shenjtë (djathtas):
Sh. Pjetri: “Guri” mbi të cilin është themeluar Kisha.
Sh. Pali: Apostulli i kombeve dhe Pajtor i Katedralës.
Sh. Cezari: dishepull i Zotit dhe Ipeshkëv i parë i Ilirisë, simbol i rrënjosjes së Kishës lokale.
Sh. Luçia: Martire, Bashkpajtore, simbol i martirizimit të Kishës.

SECTION OF GLORY

At the center we find the Trinity with the Father, around whom Paradise gathers. The descending movement leads to the gift of the Holy Spirit (the dove) and to the sacrifice of the Son on the Cross.
Lower down, two wings of saints and patriarchs:
– On the left, the Old Covenant: Old Testament figures appear who prefigure Christ—Abraham (sacrifice), Melchizedek (priesthood), Esther (intercession), Moses (the Law).
– On the right, the Holy Church: Peter (apostolic foundation), Paul (apostle to the nations and patron of the cathedral), Caesarius (the local Church), Lucia (martyrdom; co-patron).

SEZIONE DELLA GLORIA

Al centro troviamo la Trinità con il Padre, attorno al quale si stringe il Paradiso. Il movimento discendente conduce al dono dello Spirito Santo (colomba) e al sacrificio del Figlio in Croce.
Più in basso, due ali di patriarchi e santi:
– a sinistra, l’Antica Alleanza: con le figure veterotestamentarie che prefigurano Cristo: Abramo (il sacrificio), Melkisedec (il sacerdozio), Ester (l’intercessione), Mosè (la Legge).
– A destra, la Santa Chiesa: Pietro (il fondamento apostolico), Paolo (apostolo delle genti e Patrono della cattedrale), Cesario (la chiesa locale), Lucia (il martirio; copatrona).

B. PJESA QENDRORE | SEKSIONI I SHPËTIMIT
1. Seksioni i kryqit: Maria dhe Gjoni

Qendra e skenës është e pushtuar vetëm nga Kryqi. Krishti i Kryqëzuar (i ruajtur në tridimensionalitetin e tij) është qendra e mozaikut. Ai është kulmi i zbulesës trinitare që nga Ati dhe me veprimin e Shpirtit Shenjt manifestohet (lëvizje zbritëse). Ai është përmbushja e Aleancës së Vjetër (përfaqësuar nga patriarkët dhe profetët në të djathtën e tij) dhe është Aleanca e Re nga e cila lind Kisha (përfaqësuar nga Shenjtërit në të majtën e tij). Ai është viktima; prift, profet dhe mbret.

Pranë Kryqit mozaiku rikompozon skenën e Golgotës: Zoja nën kryq me apostullin Gjon. Hapësira është metafizike, nuk gjejmë një riprodhim fizik të peizazhit. Maria, bija e Sionit (vendosur në të majtë, nën patriarkët dhe profetët), simbolizon lidhjen që përmbushet në të mes dy Aleancave, në misterin e Mishërimit. Gjoni nën Kryq është simbol i Kishës së sapolindur (Kisha e simbolizuar në të djathtë pikërisht nga shbija e Shenjtërit).

2. Seksioni i shenjtërve shqiptarë

Kjo hapësirë mbyllet nga figurat e dy shenjtërve të mijëvjeçarit tonë, shumë të lidhur me historinë e popullit shqiptar, që mbyllin strukturën trekëndore rreth Kryqëzuarit: Sh. Nëna Tereza dhe i Lumi Imzot Vincenç Prendushi. Vendosja nuk është rastësore; ato kanë për qëllim të prezantojnë “nga poshtë” popullin në të gjithë mozaikun dhe njëkohësisht janë dëshmitarë të fuqishëm të Kryqit, duke marrë pjesë në thirrjen e tyre në Mundimin e tij. Nëna Tereza mishëron atë dëshirë të Krishtit që në kryq thotë: “Kam etje”, dhe Ipeshkvi Imzot Prendushi tregon dhuratën e jetës deri në derdhjen e gjakut.

Sh. Nëna Tereza: shenjtorja më e dashur për popullin shqiptar, e bamirësisë dhe dashurisë për Krishtin. Të pranishëm tek më të varfrit ndër të varfrit. Vendosur në anën e “bukës” – krahaso seksionin e poshtëm të quajtur “sakramental” – që ushqen jo vetëm shpirtin por edhe trupin.
I Lumi Imzot Vincenç Prendushi: martiri i bamirësisë, vendosur në anën e “verës”. Kujton gjakun e martirizimit që, nën Kryq, mbledhet në kelkun eukaristik. Është simbol i gjithë martirëve të Kishës së Shqipërisë që ndër shekuj kanë lagur dhe frymëzuar këtë vend me dëshminë e tyre.

SECTION OF REDEMPTION

The central part of the mosaic has at its center the Cross—the summit of Trinitarian revelation and the fulfillment of the Old Covenant, from which the New Covenant and the Church are born. At the sides of the Crucifix appear Mary and John: Mary as the bridge between the two Covenants, John as the symbol of the nascent Church. Completing the scene are two figures linked to the Albanian people: Saint Mother Teresa, disciple of charity, and Blessed Monsignor Vincenzo Prendushi, martyr and witness of the faith.

SEZIONE DELLA REDENZIONE

La parte centrale del mosaico ha come centro la Croce, culmine della rivelazione trinitaria e compimento dell’Antica Alleanza, da cui nasce la Chiesa. Ai lati del crocifisso compaiono Maria e Giovanni: Maria ponte tra le due Alleanze, Giovanni simbolo della Chiesa nascente. A completare la scena, due figure legate al popolo albanese: Santa Madre Teresa, discepola della carità, e il Beato Mons. Vincenzo Prendushi, martire e testimone della fede.

c. PJESA E POSHTME | SEKSIONI SAKRAMENTAL

Pjesa e poshtme, që nis nga presbiteri deri te këmbët e Kryqit, është e pasuruar me elemente simbolike që kujtojnë Misterin Eukaristik të Altarit. Do të gjejmë simbolet e bukës dhe verës (gruri dhe rrushi) që kujtojnë qartë Eukaristinë, burimin dhe kulmin e çdo Sakramenti, të paraqitur në elementet klasike simbolike:

Ujë: Pagëzimi
Zjarri: Krezmimi, zbritja e Shpirtit Shenjtë
Vaj: Vajimi i Shenjtë
Veshje priftërore: Rrëfimi dhe Urdhri i Shenjtë
Unaza të ndërthurura: Martesa
Buka dhe vera: trupi dhe gjaku i Krishtit

Kjo pjesë e poshtme quhet “sakramentale” për të gjitha këto arsye dhe përqafon popullin e shenjtë të Zotit që në Katedrale rilind dhe ushqehet me këto Mistere.

SACRAMENTAL SECTION

The lower part of the mosaic, depicts the symbols of bread and wine—the Body and Blood of Christ—together with other signs of the sacraments. It is the space that evokes the Eucharistic mystery and embraces the People of God, who in the Cathedral are reborn in the Holy Grace and nourished by these gifts.

SEZIONE SACRAMENTALE

La parte inferiore del mosaico raffigura i simboli del pane e del vino – corpo e sangue di Cristo – insieme ad altri segni dei sacramenti. È lo spazio che richiama il mistero eucaristico e abbraccia il popolo di Dio che nello spazio della Cattedrale rinasce nella Grazia e si nutre di questi doni.

DONATIONS

INTESA SANPAOLO BANK
METR. ARCHDIOCESE TIR-DUR
LEKË: AL 9520 8110 0800 0000 1000 731 808
EURO: AL 6320 8110 0800 0000 1000 731 802
SWIFT CODE: USALALTR
Specify: For mosaic.

DONAZIONI

INTESA SANPAOLO BANK
METR. ARCHDIOCESE TIR-DUR
LEKË: AL 9520 8110 0800 0000 1000 731 808
EURO: AL 6320 8110 0800 0000 1000 731 802
SWIFT CODE: USALALTR
Specifica: Per il mosaico.