Arkitektura

Katedralja e Shën Palit është e konceptuar me një frymë bashkëkohore, arkitektura e Katedrales është e pasur me simbole, megjithë minimalizmin në pamje të parë. Fokusi kryesor është vendosur në teologjinë trinitare dhe kristologjike.

Kjo shpjegon kudogjendjen e elementëve trikëndorë dhe përsëritjen në forma të ndryshme të numrit 3 (harqet e tabernakullit, shkallët e presbiterit, etj.).