Shën Mikaeli

Në sheshin përpara tërheqin vëmendjen shtatoret, nën hijen e ullinjve, simbole të paqes. Në të majtë, statuja e Shën Mikaelit Kryeengjëll (2024), vepër e skulptorit amerikan Cody Swanson, e realizuar në nder të Shkëlqësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni, si dhuratë për ditëlindjen e tij të 90-të, nga Arqipeshkvia e Firencës e dhuruar Arqipeshkvisë së Tiranës. U bekua në prani të Kardinal Giuseppe Betori, të Kardinal Ernest Simonit dhe të Arqipeshkvit Imzot Arjan Dodaj, FdC. Momenti u shoqërua me një lutje dhe një bekim të veçantë të Kardinalit shqiptar mbi qytetin e Tiranës.

Skulptura e Shën Mikaelit përfaqëson një shkrirje midis traditave ikonografike lindore dhe perëndimore, tipike të mozaikëve, me veshjen perandorake bizantine, dikur e rezervuar për perandorët për të simbolizuar autoritetin hyjnor të Krishtit.

Kryeengjëlli mban një patenë liturgjike përpara fronit qiellor, mbi të cilën pasqyrohet Fytyra e Shenjtë e Zotit tonë. Shkopi që mban në dorë ka mbishkrimin grek të Trisagjionit – «I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë» – në referim të Trinisë.

Në bazë, nën figurën e të ligut tashmë të nënshtruar, është gdhendur shkrimi Quis ut Deus, përkthim fjalë për fjalë i emrit Mikael: «Kush është si Zoti?». Një përgjigje ndaj Luciferit, i dëbuar për shkak të krenarisë së tij.

@codyswansonsculpture