Virgjëra e Ngushëllimit

Virgjëra e Ngushëllimit

O Nënë e Shenjtë e Jezusit e Nëna jonë e Dhimbshme!

Ndërsa sodisim fytyrën tënde dhe atë të Fëmijës Hyjnor, duam të të kërkojmë përvujtërisht, që të vish në zemrën tonë, e cila pa ndihmën tënde, mbetet e mbyllur në plagët dhe dobësitë e kësaj jete të brishtë!

O Nënë e çdo ngushëllimi, që gjithmonë përkujdesesh për bijtë e tu, ki mëshirë për ne! Ty, që ke pranuar ftesën e Jezusit prej së larti në kryq, për të na marrë si bij, të padenjë, por, sidoqoftë, shumë të dashur, të përgjërohemi, që të mos na lësh kurrë të endemi larg teje, edhe në çastet më të trishta dhe të dhimbshme!

Nënë e Ngushëllimit, na ndihmo dhe na dërgo gjithmonë drejt Birit tënd Hyjnor, që të mund ta duam siç e do ti dhe ta sodisim me ty në GËZIMIN E AMSHUAR!

Amen!