Vitrazhet

Vitrazhet e Katedraljës që shihen në të majtë dhe në të djathtë të fasadës i bëjnë jehonë kungatës me Selinë e Pjetrit dhe Kishën e përbotshme (martirizimi i Shën Pjetrit, momente nga vizitat apostolike të Papëve Shën Gjon Pali II dhe Françesko, prezenca e Nënë Terezës), si edhe pajtorëve të Dioqezës (Shën Luçia) dhe të vendit (Zoja e Këshillit të Mirë).